Bota

Shkuan të shpëtonin sërfistin mes detit të ‘egër’, si i shpëtoi tragjedisë anija nga stuhia ‘Ciara’ në Britani (

10 Shkurt 2020, 09:46 Nga DOSJA
Shkuan të shpëtonin sërfistin mes detit të

BRITANI E MADHE -Prej ditës sw djeshme Britania e Madhe u përfshi nga stuhia e madhe “Ciara” që ka shkatërruar pothuajse gjithçka në zonat afër detit, por jo vetëm.

Madje stuhia e fortë Ciara ka arritur deri në Francë duke bërë që të mbyllej përkohësisht Kullfa Eiffel.

Ndërkohë, në videot e bëra virale në mediat e huaja është parë një moment mjaft dramatik, ku një varkë rrezikoi të mbytej në brigjet e Sussex.

Por falë operacionit të shpëtimit ky aksident nuk përfundoi në tragjedi. Sipas mediave të huaja është mësuar se operacioni u ndërmorr nga një grup vullnetarësh që konsistuan në shpëtimin e sërfistit që po kryente aktivitetin e tij sportv, kur moti nuk ishte aspak i përshtatshëm.

Ashtu siç kanë raportuar edhe mediat e huaja, është paralajmëruar që ‘Ciara’ të bëhet e fortë akoma më shumë, ndërkohë që pjesa më e madhe e Britanisë së Madhe është bllokuar nga reshjet masive të shiut dhe erërat e forta.Deri më tani është raportuar për tre persona të lënduar ndërsa, dëmet materiale janë shumë të mëdha.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani e madhe stuhia ciara ne britani britani e madhe stuhia ciara ne britani

Sondazh

Poll