Politike

"Turp i ekstremit të majtë në Shqipëri"/ Akil Pano: Ligji i gjinisë së shumëfishtë është totalitarizëm

Sipas tij, ky ligj instalon një formë totalitarizmi në vend, duke shkatërruar vlerat e moralit, nderit dhe besimit të shqiptarëve dhe duke futur qytetarët në “botën e re të njeriut me shumë gjini”, me rregulla dhe identitete të imponuara nga sektet e qeverisë.

15 Nëntor 2025, 12:28 Nga E. D
"Turp i ekstremit të majtë në Shqipëri"/ Akil
Pastori Akil Pano

TIRANË- Pastori Akil Pano, ka mbajtur fjalën e tij në protestën e zhvilluar sot për ligjit mbi gjininë e shumëfishtë. Pano e cilësoi këtë ligj si një akt të ekstremit globalist dhe liberalist të majtë. Sipas tij, ky ligj instalon një formë totalitarizmi në vend, duke shkatërruar vlerat e moralit, nderit dhe besimit të shqiptarëve dhe duke futur qytetarët në “botën e re të njeriut me shumë gjini”, me rregulla dhe identitete të imponuara nga sektet e qeverisë.

Akil Pano: 77 kartonat e gjinisë së shumëfishtë, gjithëpërfshirëse, të ndërthurur në gjithë diversitetin e tyre miratuan ligjin e turpit. Ky është ligji i ekstremeve globaliste, liberaliste të ekstremit të majtë. Në Shqipëri, unë deklaroj që është instaluar totalitarizmi. Kryeministri dhe mazhoranca e sektit të rilindjes ju mirëpret në botën e re të njeriut me shumë gjini. Por pa nderin, pa besën, pa moralin, pa besimin dhe lirinë e të parëve tanë.

Sekti i Rilindjes ju mirëpret në botën e re të marksizmit kulturor me ligje të reja, me gjuhë të ndryshuar, me pasaporta X dhe tualete neutrale. Mirë se erdhët në botën e re të sektit të rilindjes ku djemve u thuhet se janë zdromsa, ndërsa burrave u thuhet se janë çyrykë. Ky është turp./Dosja.al

pastori akil pano

Sondazh

Poll