Politike

“Fiks si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi”/ Rama- komentuesit: Idiot komplet! Do nisin të thonë tani bobo çfarë i the

 Ai ka lexuar një koment të komentuesve në rrjetet sociale, ku një qytetar shkruan për takimin: Fiks si mbledhjet e Enverit! Poshtë Komunismi. Në përgjigje, Rama thotë se sa të jenë këto tipat, komunizmi do vijojë të jetë në pushtet. 

14 Nëntor 2025, 18:28 Nga E. D
“Fiks si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi”/ Rama-
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e Njësisë nuk i ka kursyer batutat. Ai ka lexuar një koment të komentuesve në rrjetet sociale, ku një qytetar shkruan për takimin: Fiks si mbledhjet e Enverit! Poshtë Komunismi. Në përgjigje, Rama thotë se sa të jenë këto tipat, komunizmi do vijojë të jetë në pushtet. 

"Kam marrë me vete disa komente nga FB dhe është njëri që shkruan “fiks si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi”. Sa të jenë këto tipat komunizmi do vijojë të jetë në pushtet. Idjot komplet. Do nisin të thonë tani bobo çfarë i the, por çfarë ti them," tha Edi Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll