Politike

“Do rriten pagat edhe në sektorin privat", Rama: I vetmi vend në rajon ku biznesi i vogël nuk paguan tatim mbi fitimin

Gjatë fjalës së tij në një takim me qytetarët në Njësinë 2 në Tiranë, Rama tha se do të rriten pagat edhe në sektorin privat edhe pse pagat në sektorin privat nuk i rrit qeveria.

14 Nëntor 2025, 18:14 Nga M.L
“Do rriten pagat edhe në sektorin privat", Rama: I vetmi vend
Edi Rama

TIRANA- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se nga janari paga minimale do të shkojë në 500 euro. Gjatë fjalës së tij në një takim me qytetarët në Njësinë 2 në Tiranë, Rama tha se do të rriten pagat edhe në sektorin privat edhe pse pagat në sektorin privat nuk i rrit qeveria.

Më tej kreu i qeverisë shtoi se jemi i vetmi vend në të gjitha rajonin tonë i cili nuk ka tatim fitimi për biznesin e vogël duke shtuar gjithashtu se kjo do të vazhdojë deri në vitin 2029.

“Nga janari paga minimale rritet në 500 euro, nuk do jetë rritja e parë, do jetë një rritje siç e kemi të thënë para se të merrnim besimin dhe 83 mandate për të çuar pagën minimale 700 euro brenda mandatit 4. Do rriten pagat edhe në sektorin privat, pavarësisht se pagat në sektorin privat nuk i rrit qeveria. Ka ndodhur më parë dhe do të ndodhë përsëri, se paga minimale do ti shtyjë më lart pagat e tjera.

Të gjitha këto do bëhen pa prekur asnjë taksë, pa rritur asnjë taksë. Ne kemi marrë një zotim dhe do ti qëndrojmë atij zotimi, jemi i vetmi vend në të gjitha rajonin tonë, ku nuk ka tatim fitimi për biznesin e vogël. Biznesi i vogël deri në vitin 2029 do ta ketë zero tatimin mbi fitimin dhe të vetëm kontribute që do vazhdojë të paguajë janë kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore”, tha Rama./ Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll