Politike

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi merret e pandehur nga SPAK

Bufi është pyetur disa herë në SPAK dhe ndaj saj janë depozituar disa kallëzime penale.

14 Nëntor 2025, 17:48 Nga E. D
Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi merret e pandehur
Majlinda Bufi

TIRANË- SPAK ka marrë te pandehur kryetaren e bashkisë Roskovec Majlinda Bufin. Socialistja akuzohet për vepra penale "Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike". Bufi është pyetur disa herë në SPAK dhe ndaj saj janë depozituar disa kallëzime penale.

Partia Demokratike në disa kallëzime penale akuzon kryebashkiaken për krime zgjedhore, konkretisht për “Shpërdorim detyre”, “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Ndërsa, banorët e Roskovecit e akuzojnë atë për shkelje të detyrës dhe shfrytëzim të pushtetit.

Sipas kallëzimit, Bufi ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike, për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe.

Gjithashtu denoncime publike janë bërë edhe nga demokrati, Gazment Bardhi. Ky i fundit ka bërë disa herë thirrje SPAK për hetime ndaj Bufit lidhur me një tender për karikimin e makinave elektrike me vlerë miliona euro si edhe për ndërtimin e një termocentarali në zonë bujqësore. Dosja tashmë ka zbritur në gjykatë dhe ndodhet në fazën e hedhjes së shortit për caktimin e gjyqtarit të hetimit paraprak./Dosja.al

majlinda bufi

Sondazh

Poll