Politike

"Njerëzit tanë që shkojnë atje, të mos kenë mungesë"/ Buxheti 2026, Rama: Zgjidhim përfundimisht mungesën e barnave tek Onkologjiku

Duke folur me banorët e Njësisë 2 në Tiranë, Rama u shpreh se janë barna shumë të shtrenjta të cilat duhet të përmbushin nevoja që shkojnë duke u rritur. Ndër të tjera, Kryeministri nënvizoi se kanceri jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën po bëhet një sëmundje gjithmonë e më e përhapur.

14 Nëntor 2025, 18:23 Nga E. D

 

"Njerëzit tanë që shkojnë atje, të mos kenë
Edi Rama

 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Buxhetin 2026 janë parashikuar shuma të nevojshme që të zgjidhet problemi i mungesës së barnave për të sëmurët me kancer tek Onkologjiku. Duke folur me banorët e Njësisë 2 në Tiranë, Rama u shpreh se janë barna shumë të shtrenjta të cilat duhet të përmbushin nevoja që shkojnë duke u rritur. Ndër të tjera, Kryeministri nënvizoi se kanceri jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën po bëhet një sëmundje gjithmonë e më e përhapur.

“Patjetër që ajo që ndodhi në Onkoligjik ishte diçka tornditëse dhe revoltuese. Por aman transofromi i bërë është i jashtënzkonshëm sa i përket infrastrukturës. A ty ku dobësia e madhe krijoi edhe hapësirë për ato ngjarje skandaloze është tek pamundësia për të ofruar barnat për të gjitha nevojat.

Janë barna shumë të shtrenjta të cilat duhet të përmbushin nevoja që shkojnë duke u rritur. Sepse kancer jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën po bëhet një sëmundje gjithmonë e më e përhapur. Në buxhetin e 2026 ne kemi vendosur një fund të posaçëm për të përballur të gjitha barnat për kancerin. Që do të thotë që njerëzit tanë që shkojnë atje, të mos kenë mungesë, dhe nga ajo mungesa të mos përfitojë akush", tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll