Politike

"Rritje page në sektorin publik e privat, paqe fiskale me sipërmarrjen"/ Rama: Brenda mandatit të 4, paga minimale do të shkojë 700 euro

Ndër të tjera, Rama tha se të gjitha kompanive do u jepet mundësa të merren vesh me tatimet, për të përcaktuar në mënyrë të ndershme për të ardhurat dhe tatimin e fitimin.

14 Nëntor 2025, 18:01 Nga E. D
"Rritje page në sektorin publik e privat, paqe fiskale me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se brenda mandatit të 4 paga minimale do të shkojë 700 euro. Sipas, Kryeministrit, kjo vlen për sektorin publik, por edhe për sektorin privat. Duke folur gjatë takimit me banorët e Njësisë nr2, Rama theksoi se biznesi i vogël, deri në 2029 do e ketë zero tatim fitimin dhe do ketë paqe fiskale me sipërmarrjen.

Ndër të tjera, Rama tha se të gjitha kompanive do u jepet mundësa të merren vesh me tatimet, për të përcaktuar në mënyrë të ndershme për të ardhurat dhe tatimin e fitimin.

“Nga 1 janari paga minimale do të jetë 500 euro. Brenda mandatit të 4 paga minimale do të shkojë 700 euro. Vlen për sektorin publik, por edhe për sektorin privat. Kjo nuk është vetëm për administratën. Paga minimale përcaktohet me ligj. Nuk mund të ketë pagë nën 500 euro. Do rritet paga për të gjithë punonjësit. Këto do të bëhen pa rritur asnjë taksë.

Në gjithë rajonin tonë, ku nuk kemi tatim fitimi për biznesin e vogël. Biznesi i vogël, deri në 2029 do e ketë zero tatim fitimin. Do kemi paqe fiskale me sipërmarrjen. E kemi në projektin e ri të buxhetit. Të gjitha kompanive do u japin mundësi të merren vesh me tatimet, për të përcaktuar në mënyrë të ndershme për të ardhurat dhe tatimin e fitimin. Do shmangin kontrollet dhe do vazhdojnë punët qetësisht”, tha Rama./Dosja.al

 

edi rama

Sondazh

Poll