Politike

“Jemi në situatë të imponuar nga rrethana që nuk varet prej nesh”, Rama mesazh punonjësve të bashkisë së Tiranës: Bëni sa më mirë....

Gjatë fjalës së tij në një takim me qytetarët në Njësinë 2 në Tiranë, Rama tha më tej se ndodhen në situatë të imponuar nga rrethana që nuk varet prej tyre por puna duhet të vijojë normalisht në kushtet kur kryebashkiaku ndodhet në burg.

14 Nëntor 2025, 17:59 Nga M.L
“Jemi në situatë të imponuar nga rrethana që nuk varet
Edi Rama

TIRANA- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u kërkoi sot drejtuesve dhe punonjësve të Bashkisë së Tiranës që të kryejnë detyrën sa më mirë të jetë e mundur. Gjatë fjalës së tij në një takim me qytetarët në Njësinë 2 në Tiranë, Rama tha më tej se ndodhen në situatë të imponuar nga rrethana që nuk varet prej tyre por puna duhet të vijojë normalisht në kushtet kur kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në burg.

“Në një farë mënyre është një ushtrim që ne e bëjmë dhe si rezultat i një situate që e dini mirë dhe që është situatë disi e imponuar nga rrethana që nuk varet prej nesh, por është domosdoshme që secili të bëjë atë që duhet që gjërat në Bashkinë e Tiranës të shkojnë sa më mirë”, tha Rama./ Dosja.al

edi rama punonjesit e bashkise tirane erion veliaj ne burg

Sondazh

Poll