14 Nëntor 2025, 13:33
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se "narkoshteti" është vepër e Kryeministrit Rama. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh droga është fuqia më shkatërrimtare e këtij kombi dhe se PD nuk do ndalet së denoncuari këtë gjë.
Nga zyra e selisë blu, lideri opozitar tha se në çarterin i cili u nis nga Tirana për të bërë takim në Aruba, mund të kenë qenë dhe vëllezërit Hysa.
"Narkodiktatorët kanë miq, paguajnë shumë për propagandën e tyre, por kanë dhe miq. Nëqoftëse lexoni për Noriegën, ju do të lexoni gjëra të çuditshme. Franca i kishte dhënë atij, dekoratat më të larta të vendit të vet. Po Franca, do ta merrte atë pasi mbaroi dënimet në burgjet e SHBA-së, për të mbyllur jetën e tij në burgjet e Francës, si i dënuar. Pse e tregova këtë shembull? E tregova se, ne nuk duhet të tërhiqemi, dekurajohemi as nga mbrojtjet që i bëjnë, as nga mohimi që i bëhet narkoshtetit, i cili bëhet për qëllime absolutisht shumë, shumë të pandershme. Korruptive. Narkoshtetit në Shqipëri është vepër e Edi Ramës. Por në mënyrën më të padiskutueshme ai i ndihmua fuqishmit nga ata që e mbështetën haptas. Dhe unë kam folur këtu para jush, ambasadorë dhe të tjerë, dhe nga ata që edhe sot e mohojnë, madje ndërmarrin sulme ndaj opozitës pse ajo flet për narkoshtetin.
Por koha dhe e vëteta mund të vonojnë, por absolutisht kurrë nuk mund të mohohen dhe nuk harrohen. Ju e thatë vetë. E tillë është Aruba. Aruba, të niset çarteri nga Tirana për të bërë takim, me siguri kanë qenë dhe vëllezërit Hysa, se këta janë famozë. Apo Gjika, tani është në burg, Dritan Rexhepi, edhe ai me dy mbiemra, se këta i ndërrojnë mbiemrat sipas qejfit. Këtë me mbiemra e kanë kështu, kur merr Taulanti 5 mbiemra, imagjinoni këta të tjerët. Pra, këta takimin me qeverinë, është rast unik i hapur, të nisësh avionin për 11 mijë kilometra nga Tirana në Aruba, për të takuar një grup bosësh të karteleve të transportit të drogës, ti i shndërron ata në një sektor kryesor të jetës së vendit. Ndaj dhe ne nuk heshtim. Ne mbrojmë këtë sepse ne shohim që droga është fuqia më shkatërrimtare e këtij kombi sot. Dhe për këtë arsye ne përballemi çdo ditë dhe do të përballemi, pavarësisht nga avoketërit e narkoshtetit shqiptar." tha Berisha./Dosja.al
pd sali berisha edi rama
Politike
14 Nëntor 2025, 13:18
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar deklaratën e prokurorit Nicola Grattierit. Gjatë n...
Politike
14 Nëntor 2025, 13:17
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria plotëson çdo tregues si narkoshtet. Gjatë nj...
Politike
14 Nëntor 2025, 13:05
I.A
DURRËS- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një letër misionit monitorues të Kongresit të Autori...
Politike
14 Nëntor 2025, 13:00
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se kryemionistri Edi Rama i ka bërë avokatinë m&eu...
Politike
14 Nëntor 2025, 12:47
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se vëllezrit Hysa, të cilët u shpallën nga SHB...
Politike
14 Nëntor 2025, 12:37
M.L
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se ekonomia e Shqipërisë ka regjistruar një rritje pozitive në gja...
Politike
14 Nëntor 2025, 11:48
I.A
Edi Rama dhe Luftar Hysa
TIRANË- Vendosja e biznesmenit Luftar Hysa në listën e zezë të SHBA-së ditën e djeshme ka pusht...
Politike
14 Nëntor 2025, 11:23
I.A
Blendi Gonxhja
TIRANË- Ministri Blendi Gonxhja ka përgënjeshtruar kryedemokratin Sali Berisha, i cili ka deklaruar se Gilmando Dan...
Politike
14 Nëntor 2025, 11:09
I.A
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
TIRANË- Media ndërkombëtare Al Jazeera ka komentuar vendosshmërinë e kryeministres italia...
Politike
14 Nëntor 2025, 10:53
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas publikimit të detajeve të reja pas atentatit në Rinas ku u vra ...