14 Nëntor 2025, 13:05
Nga I.A

DURRËS- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një letër misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës për të zhvilluar një takim në ambjentet e IEVP Durrës. Misioni monitorues do të vizitojnë Shqipërinë në datat 17-19 nëntor.
Dy ditë më parë Veliaj i ka kërkuar leje Drejtorisë së Burgjeve dhe SPAK leje për tu takuar me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KE-së. Në kërkesën e tij, Veliaj thekson se vizita e delegacionit zhvillohet në kuadër të misionit të monitorimit të Kongresit për respektimin e parimeve të demokracisë vendore dhe qeverisjes së mirë në vendet anëtare të Këshillit të Europës.
“Qëllimi i këtij takimi është të sigurojë transparencë, komunikim të drejtpërdrejtë dhe informim të saktë mbi situatën time ligjore, statusin tim institucional si Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe respektimin e të drejtave të mia si i ndaluar. Në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht nenet 6 dhe 8 që garantojnë të drejtën për komunikim dhe përfaqësim, ju lutem të miratoni këtë kërkesë dhe të siguroni kushtet për zhvillimin e takimit gjatë periudhës së vizitës së përmendur”, shkruan Veliaj.
Gjykata Kushtetuese ka rikthyer në detyrë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Në vendimin e GJK-s, thuhet se Qeveria ka shkelur të drejtën kushtetuese të Veliajt për një proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk është njoftuar dhe nuk është dëgjuar përpara vendimit për shkarkim. Gjykata nënvizon se këto janë garanci themelore që çdo organ publik duhet t’i respektojë.
Më tej në vendimin e GJK, thuhet se shkarkimi i një kryetari bashkie, si organ i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët, mund të bëhet vetëm në rast të shkeljeve të rënda të Kushtetutës ose të ligjit, gjë që nuk është provuar në rastin konkret. Në arsyetim thuhet se Këshilli i Ministrave nuk ka justifikuar se Veliaj ka kryer një shkelje të tillë të rëndë që të legjitimojë largimin e tij nga detyra.
Në vendim Gjykata thekson se procesi i rregullt kërkon përmbushjen e garancive procedurale të individit, të cilat përbëjnë detyrim të organeve publike që realizojnë procesin dhe në asnjë rast nuk mund të zhvendoset barra nga këto organe te individi. Pra, vetëm marrja dijeni për datën e mbledhjes së këshillit bashkiak nuk çliron organin publik për të garantuar të gjitha detyrimet si më sipër. Po ashtu në vendimin e GJK thuhet që Neni 115 i Kushtetutës qendron më lart se ligji për veteqevrisjen vendore dhe se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet vetëm për shkelje te rënda./Dosja.al
erion veliaj
Politike
14 Nëntor 2025, 13:00
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se kryemionistri Edi Rama i ka bërë avokatinë m&eu...
Politike
14 Nëntor 2025, 12:47
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se vëllezrit Hysa, të cilët u shpallën nga SHB...
Politike
14 Nëntor 2025, 12:37
M.L
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se ekonomia e Shqipërisë ka regjistruar një rritje pozitive në gja...
Politike
14 Nëntor 2025, 11:48
I.A
Edi Rama dhe Luftar Hysa
TIRANË- Vendosja e biznesmenit Luftar Hysa në listën e zezë të SHBA-së ditën e djeshme ka pusht...
Politike
14 Nëntor 2025, 11:23
I.A
Blendi Gonxhja
TIRANË- Ministri Blendi Gonxhja ka përgënjeshtruar kryedemokratin Sali Berisha, i cili ka deklaruar se Gilmando Dan...
Politike
14 Nëntor 2025, 11:09
I.A
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
TIRANË- Media ndërkombëtare Al Jazeera ka komentuar vendosshmërinë e kryeministres italia...
Politike
14 Nëntor 2025, 10:53
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas publikimit të detajeve të reja pas atentatit në Rinas ku u vra ...
Politike
14 Nëntor 2025, 10:26
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk ka shkuar në SPAK ditën e sotme për tu pyetur në lidhje me 21 Janarin. Be...
Politike
14 Nëntor 2025, 09:47
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Apeli i GJKKO ka rrëzuar ankimimin e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë, duk...
Politike
14 Nëntor 2025, 09:39
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se ndryshimi i klimës dhe kërcënimet kibernetike janë ...