Politike

"Gilmando Dani është truproja i tij"/ Blendi Gonxhja përgënjeshtron Berishën: Do i provosh në gjykatë këto akuza

Me anë të një postimi në Facebook, Gonxhja shkruan se Danin as nuk e njeh dhe as nuk e ka parë ndonjëherë.

14 Nëntor 2025, 11:23 Nga I.A
"Gilmando Dani është truproja i tij"/ Blendi Gonxhja
Blendi Gonxhja

TIRANË- Ministri Blendi Gonxhja ka përgënjeshtruar kryedemokratin Sali Berisha, i cili ka deklaruar se Gilmando Dani ka qenë truproja i tij. Me anë të një postimi në Facebook, Gonxhja shkruan se Danin as nuk e njeh dhe as nuk e ka parë ndonjëherë. Ndërkohë që ka paralajmëruar Berishën se të gjitha akuzat e veta, duhet t'i provojë në gjykatë. 

Postimi i Plotë:

Fake Neës Lajm i Rremë Gënjeshtra Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë - dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika! Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna - do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani

blendi gonxhja sali berisha

Sondazh

Poll