Politike

"Ekonomia shqiptare është rritur me 3.6% në 6 mujorin e parë", Malaj: Papunësia në ka rënë në minimum historik! Turizmi, motori i eksporteve shqiptare

Gjatë një konference për shtyp së bashku me Anke Weber, Shefe të Misionit të FMN, dhe Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Malaj tha se institucionet fiskale dhe monetare kanë vepruar me maturi në hartimin e politikave që kanë ndihmuar në amortizimin e ndikimeve të jashtme dhe në ruajtjen e qëndrueshmërisë makroekonomike.

14 Nëntor 2025, 12:37 Nga M.L
"Ekonomia shqiptare është rritur me 3.6% në 6 mujorin e
Petrit Malaj

TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se ekonomia e Shqipërisë ka regjistruar një rritje pozitive në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke treguar qëndrueshmëri përballë sfidave. Gjatë një konference për shtyp së bashku me Anke Weber, Shefe të Misionit të FMN, dhe Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Malaj tha se institucionet fiskale dhe monetare kanë vepruar me maturi në hartimin e politikave që kanë ndihmuar në amortizimin e ndikimeve të jashtme dhe në ruajtjen e qëndrueshmërisë makroekonomike.

Ai shtoi se projektet e mëdha në infrastrukturë dhe sektorin e energjisë do të kenë një rol kyç në shtimin e aktivitetit ekonomik, si edhe turizmi vazhdon të jetë motori kryesor i eksporteve shqiptare.

“Vitet e fundit kanë qenë sprovë për ekonominë tonë, por ka dëshmuar se ka kapacitet për tu përshtatur dhe për të mbrojtur trajektoren e zhvillimit ekonomik, institucionet tona në aspektin fiskal dhe monetar kanë treguar maturitet në hartimin e politikave që kanë ndihmuar në minimizimin e kostove të ardhura nga goditjet e jashtme. Në 6 mujorin e  parë të 2025, ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.65%. ka qenë rritje gjithëpërfshirëse duke prekur të gjithë sektorët e ekonomisë. Parashikimi për 2025 mbetet optimist me rritje 3.9%. Projektet në infrastrukturë dhe energji do kenë ndikim pozitiv në rritjen ekonomike në vendin tonë.

Papunësia ka rënë në minimumin historik 8.5% dhe punësimi rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe pagat po përmirësohen gradualisht në të gjithë sektorët. Rritja ekonomike po përkthehet në më shumë mirëqenie për qytetarët e vendit tonë. Inflacioni vijon të mbetet i ulët, mesatarja për 2024 dhe gjatë 10 muajve të parë të 2025 është në masën 2.2%. Turizmi vazhdon të jetë motori kryesor i eksporteve shqiptare, me të ardhura që kanë rritur me 7.7% gjatë gjysmës së parë të vitit. Sektori do jetë kontribuuesi kryesor në bilancin  e shërbimeve”, tha Malaj./ Dosja.al

petrit malaj gent sejko anke weber

Sondazh

Poll