Politike

Berisha: Dje u shpallën organizatë terroriste me sanksione të thella vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Ramës

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se mediat njoftojnë se "perandoria" e miqve të Ramës shtrihet në shumë vende, nga Kandaja deri në Palermo të Italisë.

14 Nëntor 2025, 12:47 Nga E.d
Berisha: Dje u shpallën organizatë terroriste me sanksione të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se vëllezrit Hysa, të cilët u shpallën nga SHBA si organizata terroriste, janë miq të kryeministrit Rama. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se mediat njoftojnë se "perandoria" e miqve të Ramës shtrihet në shumë vende, nga Kandaja deri në Palermo të Italisë.

Lideri i opozitës tha se miqtë e tij kanë qindra biznese, me të cilat sipas tij lajnë miliardat e kartelit Sinaloa të Meksikës.

"Zhvillime dramatike nxorën në pah me të gjithë shëmtinë e tij narkoshtetin shqiptar, lidhjet organike të atij që mediat ndërkombëtare e quajnë Noriega i Shqipërisë apo Ramaduro i Europës. Dje u shpallën organizatë terroriste, me sanksione të thella, vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Noriegës apo Ramaduros. Mediat botërore sot në të katër anët e planetit informojnë këtë vëllazëri, këta janë 4-5 vëllezër, si parelarësit kryesorë të Sinaloas të Meksikës. Sinaloa e Meksikës është ndoshta karteli më i fuqishëm i drogës në botë. Dhe jo vetëm i drogës, por i shumë aktiviteteve të tjera kriminale. Perandoria e miqve të Edi Ramës, njoftojnë mediat botërore, perandoria ekonomike e tyre, shtrihet në shumë e shumë vende. Në Kanada, në zonat e indianëve të Kanadasë që kanë një lloj autonomie me Pallatin Magjik.

Me dhjetëra e dhjetëra restorante, hotele dhe klube. Por ato, nga Kebeku dhe zonat e indianëve të Kanadasë, gjer në Palermo të Italisë numërojnë në Vlorë, në Tiranë, në Shqipëri, me qindra biznese, por në tërësi kazino, lojëra fati, me të cilat me një marrëveshje lajnë miliardat e Sinaloas së Meksikës. Famoz vetëm restoranti Mirela që mban emrin e bashkëshortes, ka transferuar në Shqipëri dhjetëra e dhjetëra milionë euro nga zonat e indianëve të Kanadasë. Tani, këtu kemi disa sekuenca, pra janë mediat e huaja, është Reuters, agjencia kryesore e lajmeve në botë që njofton sanksionet kundër familjes të perandorisë së kazinove meksikane dhe që lan fondet e kartelit dhe që është i lidhur direkt me Edi Ramën. Vazhdojmë... Meksika i mbyll 13 kazino. Shqipëria asnjë. Asnjë kazino nuk i mbyll. Tjetër. Qeveria e Meksikës dhe Thesari godasin grupin kriminal të sektorit të bixhozit, lojërave të fatit. Lajm tjetër është. Lajm botëror. Tjetër. Përsëri media të tjera. Vazhdojnë. Ky është bërë lajm botëror," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama meksika

Sondazh

Poll