Politike

Berisha publikon deklaratat publike të Ramës: I bëri avokatinë më të madhe Luftar Hysës! E shpalli investitor strategjik njeriun e Sinaloas

Gjatë një konference për mediat Berisha u shpreh se Edi Rama e shpalli Hysën investitor strategjik për 10 vite pa taksa. 

14 Nëntor 2025, 13:00 Nga E.d
Berisha publikon deklaratat publike të Ramës: I bëri
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se kryemionistri Edi Rama i ka bërë avokatinë më të madhe Luftar Hysës, i cili u shtua në listën e zezë të SHBA-së së bashku me familjen e tij, për pastrim parash dhe lidhje me kartelin e drogës Sinaloa. Gjatë një konference për mediat Berisha u shpreh se Edi Rama e shpalli Hysën investitor strategjik për 10 vite pa taksa. 

"Tani mundësisht deklaratat e Ramës. Avokati i tyre...A ka avokati më të madhe? Ja, flet si avokat. Flet vetë, tregon vetë se si i dha lincencën e hotelit, i dha lejen e hotelit me 5 yje, e shpalli investitor strategjik 10 vjet pa taksa, i dha licencën e kazinosë klanit të Sinaloas, vëllezërve Hysa në një ndër pozicionet më të fuqishme në kartelin më të fuqishëm të drogës në botë që është Sinaloa."tha Berisha./Dosja.al

 

sali berisha luftar hysa sinaloa

Sondazh

Poll