Politike

Berisha publikon deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Grattieri thotë se Shqipëria është një narkoshtet i mirëfilltë.

14 Nëntor 2025, 13:18 Nga E.d
Berisha publikon deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar deklaratën e prokurorit Nicola Grattierit. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Grattieri thotë se Shqipëria është një narkoshtet i mirëfilltë.

Berisha tha se sipas Grattierit Shqipëria është i vetmi vend ku organizatat kriminale shqiptare lajnë paratë në vendin e tyre sepse janë një me qeverinë dhe institucionet. Në fund, Kryedemokrati tha se këto publikime të bëra ditën e sotme, nuk mund t'i kundërshtjë njeri burimet dhe lidhjet e Edi Ramës me grupet narko-terroriste të planetit dhe burimet e narkoshtetit në Shqipëri. 

"Tani, për ta mbyllur, unë kam zgjedhur këtu intervistën e djeshme të një prej prokurorëve më guximtarë të Italisë, të Napolit, Nicola Grattierit, i cili thotë se Shqipëria është një narkoshtet i mirëfilltë. Dhe jo vetëm kaq, por thotë se Shqipëria është i vetmi vend ku organizatat kriminale shqiptare lajnë paratë në vendin e tyre sepse janë një me qeverinë dhe institucionet. Nuk guxon Ndragheta t’i lajë paratë në Itali sepse antimafia e gozhdon. Por në Shqipëri, kanë parajsën e tyre. Besoj se me këto publikimet e sotme, nuk mundet të kundërshtojë njeri burimet, lidhjet e Edi Ramës me grupet narko-terroriste të planetit dhe burimet e narkoshtetit në Shqipëri." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama narko-terroristët

Sondazh

Poll