Politike

SPAK e thirri për ta pyetur, Sali Berisha nuk paraqitet për 21 Janarin

Berisha me anë të deklaratëve për media më para ka deklaruar se është i gatshëm të pyetet për këtë çështje.

14 Nëntor 2025, 10:26 Nga I.A
SPAK e thirri për ta pyetur, Sali Berisha nuk paraqitet për 21 Janarin
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk ka shkuar në SPAK ditën e sotme për tu pyetur në lidhje me 21 Janarin. Berisha me anë të deklaratëve për media më para ka deklaruar se është i gatshëm të pyetet për këtë çështje. Por ka theksuar se nuk ka marrë fletë-thirrje nga SPAK që të paraqitet. 

Çështja "21 janari"

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.

Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

sali berisha 21 janari

Sondazh

Poll