Politike

Konferenca Vjetore e IAIS/ Rama batuta: Shpresoj që veshja ime të tregojë sa seriozisht e kam marrë këtë fjalim

Gjatë fjalës së tij në konferencë, Rama u shpreh se ndryshimet e klimës dhe luhatja e tregjeve globale kërkojnë një zgjidhje inovatore.

14 Nëntor 2025, 09:31 Nga E.d

Konferenca Vjetore e IAIS/ Rama batuta: Shpresoj që veshja ime të

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur me batutë fjalimin e tij në konferencën vjetore të IAIS. Gjatë fjalës së tij në konferencë, Rama u shpreh se ndryshimet e klimës dhe luhatja e tregjeve globale kërkojnë një zgjidhje inovatore.

Kreu i qeverisë, Rama tha se industria e sigurimeve është përballë një sfide dhe zgjedhjeve shumë të vështirë, për të kthyer sipas tij rrezikun në rezistencë. Në fund, lideri i PS-së deklaroi se ndërhyrjet kibenetike duhet të ndërthuren me stabilitetin ekonomik. 

"Shpresoj që veshja ime të tregojë sa seriozisht e kam marrë këtë fjalim. Në një botë që sa vjen është në rrezik e në një kohë ku e gjejmë veten të rrethuar nga më shumë rreziqe sesa kufij, ndryshimi i klimës, kërcënimet kibernetike, luhatja e tregjeve globale janë sfida që kërkojnë prej nesh zgjidhje inovatore. Dritarja për të për mbushur objektivat e klimës po mbyllet me shpejtësi. Po imponon një kosto të lartë të jetesës sot. Industria e sigurimeve është përballë një sfidë të jashtëzakonshme dhe zgjedhjeve shumë të vështirë për të kthyer rrezikun në rezistencë. Ndërhyrjet kibernetike ndërthuren me stabilitetin ekonomik," tha Rama./Dosja.al

edi rama konferenca iais

Sondazh

Poll