Politike

Kontrolli i SPAK në banesën e tij, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Veliajt, vendimi mbetet në fuqi

Ky vendim është dhënë nga trupi gjykues i përbërë nga Sokol Binaj, Medi Bici dhe Albana Boksi.

14 Nëntor 2025, 09:12 Nga E.d
Kontrolli i SPAK në banesën e tij, Gjykata e
Foto ilustruse

TIRANË- Këkesa e Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, i cili ishte ankuar për kontrollin që SPAK bëri në banesën e tij në vitin 2024, është rrëzuar nga Gjykata e Lartë. Ky vendim është dhënë nga trupi gjykues i përbërë nga Sokol Binaj, Medi Bici dhe Albana Boksi. Ata thanë se vendimi i Apelit të Posaçëm i datës 31 korrik 2025 do të qëndrojë në fuqi.

Gjykata e Lartë, më këtë vendim ka lënë në fuqi aktin që autorizonte kontrollin e banesës së Arbër Veliajt. Kjo, duke rrëzuar pretendimet vëllait të kryebashkiakut Eion Veliaj, kundër procedurës të ndjekur nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën.  Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme./Dosja.al

spak gjykata e lartë arber veliaj

Sondazh

Poll