Politike

Kërkesa e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë do të merret sot në shqyrtim nga Apeli i GJKKO-së

Seanca do të mbahet ditën e sotme, në orën 09:00.

14 Nëntor 2025, 08:58 Nga E.d
Kërkesa e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë
Ilir Meta

TIRANË- Kërkesa e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë do të merret sot në shqyrtim nga Apeli i GJKKO-s. Seanca do të mbahet ditën e sotme, në orën 09:00. Kjo seancë u shty me kërkesë të avokatit mbrojtës të ish-presidentit Meta, i cili kërkoi përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani.

Kjo me argumentin se muajin e kaluar kishte gjykuar çështjen për revokimin e masës, e cila vendosi mospranimin. Avokati Kujtim Cakrani deklaroi se gjyqtarja Dollani, nuk mund të gjykojë të njëjtin person për dy kërkesa të ndryshme.

Sipas ish-presidentit Meta, vendimet e të tre niveleve të gjyqësorit që kanë urdhëruar qëndrimin e tij në qeli janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kreu i PL-së thotë se po mbahet në paraburgim pa një akuzë të formuluar./Dosja.al

ilir meta gjkko tirana

Sondazh

Poll