Aktualitet

Po transportonin kokainë me qëllim shitjen, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë, sekuestrohen 2.2 kilogramë kokainë

Gjatë kontrollit të automjetit të tyre policia gjeti dhe sekuestroi 2 kilogramë e 235 gram lëndë narkotike kokainë.

14 Nëntor 2025, 09:28 Nga E.d
Po transportonin kokainë me qëllim shitjen, arrestohen dy
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar kokainë me qëllim shitjen. Gjatë kontrollit të automjetit të tyre policia gjeti dhe sekuestroi 2 kilogramë e 235 gram lëndë narkotike kokainë.

Dy kushërinjtët 34 dhe 31 vjeç, akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas hetimeve të deritanishme, dy të arrestuarit dyshohet se furnizonin me kokainë individë dhe grupe që më pas e ndanin lëndën narkotike në doza, me qëllim shpërndarjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku” të Tiranës. 

Njoftimi i policisë

Tiranë/ Finalizohet operacioni “Hallka e parë”, sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinjtë Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Hallka e parë”, duke sekuestruar 2 kg e 235 gram lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe duke arrestuar në flagrancë dy shtetas, kushërinj me njëri-tjetrin. Operacioni u zhvillua pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve operative për dy persona që dyshohej se po transportonin kokainë me qëllim shitjen. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 identifikuan automjetin e dyshuar dhe ndoqën lëvizjen e tij deri në vendin e quajtur “Treshi”, ku automjeti u ndalua dhe u kontrollua.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, policia gjeti dhe sekuestroi: 2 pako me 2 kg e 235 g kokainë, 1 pistoletë të dyshuar lodër. Dy shtetasit e arrestuar, A. N., 34 vjeç, dhe S. N., 31 vjeç, akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas hetimeve të deritanishme, dy të arrestuarit dyshohet se furnizonin me kokainë individë dhe grupe që më pas e ndanin lëndën narkotike në doza, me qëllim shpërndarjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku” të Tiranës. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./Dosja.al

2 kilogramë tiranë kokainë

Sondazh

Poll