Aktualitet

Atentati mafioz në Rinas/ Zbulohet një arsenal armësh në Nikël, shpallet në kërkim një person

Kjo erdhi përmes kontrolleve të policisë, pas ekzekutimit mafioz të viktimës Gilmando Dani në Rinas.

14 Nëntor 2025, 09:02 Nga E.d
 
Atentati mafioz në Rinas/ Zbulohet një arsenal armësh në
RENEA

TIRANË- Policia ka zbuluar një arsenal armësh dhe minash në Nikël. Në kuadër të kësaj polica ka shpallur në kërkim një person. Kjo erdhi përmes kontrolleve të policisë, pas ekzekutimit mafioz të viktimës Gilmando Dani në Rinas.

Policia ka thënë së ky arsenal armësh mund të ketë lidhje me grupime kriminale aktive në zonë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është identifikuar një prej personave që ka pasur armët, i cili është shpallur në kërkim.

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

atentat nikë arsenal armësh

Sondazh

Poll