Nuk pasqyruan të dhëna që inkriminojnë Muçi Shaljanin/ AMP ndalon një polic dhe një oficer të komisariati nr.3 (EMRAT)
AMP TIRANË- AMP ka njoftuar se kanë ndaluar një efektiv policie dhe një oficer të komisariatit nr. 3 në Tiranë. T&e...
Në videon e publikuar nga Dosja.al, shihet momenti kur automjeti tip “Mercedes-Benz” me të cilin udhëtonte Dani bie në pritë nga një makinë tjetër, e cila ndaloi anës rrugës teksa shënjestra e tyre po afrohej tek rrethrrotullimi.
TIRANA- Janë publikuar pamje të reja nga atentati mafioz i ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, i cili i mori jetën Gilmando Danit dhe la të plagosur rëndë Muçi Shaljanin (i njohur me nofkën 'Sheqeri'), punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Në videon e publikuar nga Dosja.al, shihet momenti kur automjeti tip “Mercedes-Benz” me të cilin udhëtonte Dani bie në pritë nga një makinë tjetër, e cila ndaloi anës rrugës teksa shënjestra e tyre po afrohej tek rrethrrotullimi.
Sapo mjeti i Danit afrohet, tre persona dalin me shpejtësi nga automjeti pritës dhe hapin zjarr me breshëri në drejtim të tij. Makina e viktimës ndalon pas disa metrash, e qëlluar nga dhjetëra plumba. Në vijim të pamjeve, shihet një tjetër person që i afrohet pa nxitim automjetit të shënjestrës dhe qëllon sërish nga afër, duke u siguruar për vdekjen e Gilmando Danit.
Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë-Krujës, ndërsa kalamitarë të rastit janë përpjekur të ndihmojnë personat në automjet. Pamjet dëshmojnë gjithashtu për prani të madhe qytetarësh dhe automjetesh në zonë në momentin e sulmit.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al
AMP TIRANË- AMP ka njoftuar se kanë ndaluar një efektiv policie dhe një oficer të komisariatit nr. 3 në Tiranë. T&e...
Foto ilustruese Për çdo transfertë bankare deri në 10 mijë euro që bën jashtë shtetit nga bankat komerciale n&eum...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një detaj shqetësues ka ndodhur ditën e djeshme pas vrasjes së Gilmando Danit në rrethrro...
Foto ilustruese TIRANA- Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Zall Bastarit, n&eum...
Emiljano Shullazi TIRANA- I dënuari për grup të strukturuar kriminal, Emiljano Shullazi, nuk është paraqitur ditën e sotme n&...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar një sot 53-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi u kap duke i sh...
Foto ilustruse TIRANË- Një akisdent tragjik ka ndodhur në Zall-Bastar. Sipas informacioneve paraprake një automjet ka dalë nga rru...
Pamjet e kamerave e të sigurisë TIRANA- Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz të ndodhur mesditën e djeshme në aeropo...
Foto ilustruse LEZHË- Policia ka arrestuar sot një 49-vjeçar në qytetin e Lezhës. Ai u arrestua pasi kishte ushtruar dhu...
Eduart Merkaj TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Eduart Merkaj, është thirr...