Aktualitet

U kap duke i shitur kanabis një të mitur pranë ambienteve të shkollës, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë

Ai u arrestua nga forcat blu, pasi u kap duke i shitur kanabis një 15-vjeçari, pranë një shkolle.

12 Nëntor 2025, 14:40 Nga E.d
U kap duke i shitur kanabis një të mitur pranë ambienteve të
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar një sot 53-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi u kap duke i shitur kanabis një 15-vjeçari, pranë një shkolle. Në kuadër të kësaj policia ka sekuestruar dozën e kanabisit dhe një celular.

Ndërsa gjatë kontrollit fizik në banesën e 53-vjeçar, policia gjeti sasi lënde narkotike kanabis, ku një pjesë ishte e ndarë në doza, gati për shitje. Policia ka shoqëruar 53-vjeçarin drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa i mituri është vënë nën hetim.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Perimetri”. Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, afër shkollave. U kap në flagrancë duke i shitur doza kanabisi një shtetasi të mitur, vihet në pranga 53-vjeçari. Vihet në hetim shtetasi i mitur. Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 celular. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion se 1 shtetas shiste lëndë narkotike kanabis, në afërsi të një shkolle të mesme, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Perimetri”, për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në afërsi të shkollës, në rrugën “Ymer Kurti”, shtetasin B. Ç., duke i shitur doza kanabisi, një 15-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik ndaj 53-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Në përfundim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi B. Ç., 53 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa shtetas i mitur u vu në hetim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

kanabis policia 53-vjeçar

Sondazh

Poll