Aktualitet

Aksidenti tragjik në Zall-Bastar! Mjeti bie në humnerë, humbin jetën 2 persona, policia në vendngjarje

Policia është njoftuar nga një qytetar për ngjarjen tragjike dhe menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes efektivë të Policisë Rrugore, forcat “Shqiponja”, si edhe një helikopter mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

12 Nëntor 2025, 15:34 Nga M.L
Aksidenti tragjik në Zall-Bastar! Mjeti bie në humnerë, humbin
Foto ilustruese

TIRANA- Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Zall Bastarit, në periferi të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, mjeti me të cilin udhëtonin dy persona ka rënë në një humnerë, duke u marrë jetën të dy udhëtarëve, të moshës rreth 45 dhe 50 vjeç.

Policia është njoftuar nga një qytetar për ngjarjen tragjike dhe menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes efektivë të Policisë Rrugore, forcat “Shqiponja”, si edhe një helikopter mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Bëhet me dije se zona ku ka rënë automjeti është e thellë dhe e vështirë për t’u aksesuar, ndërsa policia ende nuk ka arritur në pikën e saktë të aksidentit për të verifikuar rrethanat dhe identitetin e viktimave.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë.

Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident me vdekje ne zall bastar

Sondazh

Poll