Aktualitet

Ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri, arrestohet 49-vjeçari në Lezhë

Ai u arrestua pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe mbante në banesë një armë zjarri.

12 Nëntor 2025, 14:02 Nga E.d

 Ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes dhe mbante armë

Foto ilustruse

LEZHË- Policia ka arrestuar sot një 49-vjeçar në qytetin e Lezhës. Ai u arrestua pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe mbante në banesë një armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në banesën e tij u gjet dhe u sekuestruan një pistoletë zhurmuese. 49-vjeçari, banues në Lezhë është shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

U arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 49 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte denoncuar për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të realizuar në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë pistoletë zhurmuese, e cila është marrë si provë materiale për hetimet e mëtejshme. Policia e Lezhës ka siguruar materialet procedurale dhe i ka referuar ato Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore./Dosja.al

lezhë dhunë fizike 49-vjeçari

Sondazh

Poll