Aktualitet

Ekzekutimi i Gilmando Danit zgjati 60 SEKONDA! PAMJET e atentatit mafioz në Rinas: Autori me uniformë policie qëllon me breshëri drejt Benz-it luksoz dhe niset drejt Fushë Krujës me shpejtësi skëterrë

Sipas pamjeve të siguruara nga Dosja.al, ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, kur persona të paidentifikuar hapën zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj automjetit ku ndodhej pasagjer viktima Gilamando Dani, i cili sapo kishte mbërritur në aeroport nga Barcelona dhe shofer ishte punonjësi i AMP-së.

12 Nëntor 2025, 14:11 Nga M.L
Ekzekutimi i Gilmando Danit zgjati 60 SEKONDA! PAMJET e atentatit mafioz në
Pamjet e kamerave e të sigurisë

TIRANA- Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz të ndodhur mesditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, i cili i mori jetën Gilmando Danit dhe la të plagosur rëndë Muçi Shaljanin (i njohur me nofkën 'Sheqeri'), punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Sipas pamjeve të siguruara nga Dosja.al, ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, kur persona të paidentifikuar hapën zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj automjetit ku ndodhej pasagjer viktima Gilamando Dani, i cili sapo kishte mbërritur në aeroport nga Barcelona dhe shofer ishte punonjësi i AMP-së.

Pamjet tregojnë se mjeti është qëlluar nga autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma të ngjashme me ato të policisë. Në një moment, njëri prej tyre shihet duke zbritur nga automjeti, rimbushur armën dhe qëlluar sërish në drejtim të Danit, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit.

Pamjet e tjera tregojnë se vetëm 2 minuta pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë-Krujës, ndërsa kalimtarë të rastit janë përpjekur të ndihmojnë personat në automjet. Pamjet dëshmojnë gjithashtu për prani të madhe qytetarësh dhe automjetesh në zonë në momentin e sulmit.

 

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

ekzekutohet gilmando dani atentat mafioz ne rinas

Sondazh

Poll