REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro
Foto ilustruese Për çdo transfertë bankare deri në 10 mijë euro që bën jashtë shtetit nga bankat komerciale n&eum...
Të dy punonjësit e policisë janë ndaluar nga policia e shtetit, pasi dyshohet se ndihmuan, Muçi Shalianjin të bëhet pjesë e AMP-së. Muçi Shalianji, ishte shoferi me të cilën udhëtonte Gilmando Dani, i cili u ekzekutua ditën e djeshme në atentatin e Rinasit.
TIRANË- AMP ka njoftuar se kanë ndaluar një efektiv policie dhe një oficer të komisariatit nr. 3 në Tiranë. Të dy punonjësit e policisë janë ndaluar nga policia e shtetit, pasi dyshohet se ndihmuan, Muçi Shalianjin të bëhet pjesë e AMP-së. Të ndaluar janë Bruno Cara dhe Arshim Zajmi. Muçi Shalianji, ishte shoferi me të cilën udhëtonte Gilmando Dani, i cili u ekzekutua ditën e djeshme në atentatin e Rinasit.
Njoftimi i AMP:
Në vijim të komunikimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimmin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve" dhe "Shpërdorim i detyrës".
Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin M.Sh., pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë. Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit "Për Policinë e Shtetit" dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të shtetasit M.Sh., u konstatuan shkelje të procedurave ligjore. Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri. Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të procedurave të ndjekura dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al
Foto ilustruese Për çdo transfertë bankare deri në 10 mijë euro që bën jashtë shtetit nga bankat komerciale n&eum...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një detaj shqetësues ka ndodhur ditën e djeshme pas vrasjes së Gilmando Danit në rrethrro...
Foto ilustruese TIRANA- Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Zall Bastarit, n&eum...
Emiljano Shullazi TIRANA- I dënuari për grup të strukturuar kriminal, Emiljano Shullazi, nuk është paraqitur ditën e sotme n&...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar një sot 53-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi u kap duke i sh...
Foto ilustruse TIRANË- Një akisdent tragjik ka ndodhur në Zall-Bastar. Sipas informacioneve paraprake një automjet ka dalë nga rru...
Pamjet e kamerave e të sigurisë TIRANA- Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz të ndodhur mesditën e djeshme në aeropo...
Foto ilustruse LEZHË- Policia ka arrestuar sot një 49-vjeçar në qytetin e Lezhës. Ai u arrestua pasi kishte ushtruar dhu...
Eduart Merkaj TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Eduart Merkaj, është thirr...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të prishë vendimin e shkallës së parë për ish-kryeproku...