Aktualitet

Apeli i Posaçëm rrëzon GJKKO, kthen për rigjykim çështjen për ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Zarka kishte kërkuar pafajësinë në Apel, pasi më herët ishte dënuar me 4 vite burg nga shkalla e parë, një dënim që iu zbrit në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

12 Nëntor 2025, 12:42 Nga M.L
Apeli i Posaçëm rrëzon GJKKO, kthen për rigjykim
Foto ilustruese

TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të prishë vendimin e shkallës së parë për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, duke e rikthyer çështjen për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë. Zarka kishte kërkuar pafajësinë në Apel, pasi më herët ishte dënuar me 4 vite burg nga shkalla e parë, një dënim që iu zbrit në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Çfarë është dosja “Toyota Yaris”

Dosja “Toyota Yaris” lidhet me bllokimin e bujshëm të 3.4 milionë eurove në qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit, një dosje që u hetua fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, por pas disa piruetave procedurale u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe u mbyll me akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”.

Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet se në bashkëpunim me oficeren e Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe të afërmin e të pandehurve, Astrit Vladin kanë ushtruar ndikim të paligjshëm dhe veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv për të ndikuar ecurinë e çështjes “Toyota Yaris” dhe lirimin e të pandehurve. Ky zbulim ngre hije të zeza dyshimi mbi një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh të Krimeve të Rënda dhe Tiranës, që i hetuan dhe i shqyrtuan këto çështje./Dosja.al

aurel zarka

Sondazh

Poll