Aktualitet

Goditi me grusht 52 vjeçarin, i cili ndërroi jetë një ditë pas ngjarjes, arrestohet 18-vjeçari në Durrës

Ai u arrestua nga policia, pasi goditi me grush një 52-vjeçarin, i cili ndërroi jetë një ditë pas ngjarjes.

12 Nëntor 2025, 12:03 Nga E.d
Goditi me grusht 52 vjeçarin, i cili ndërroi jetë një
Foto ilustruse

DURRËS- Policia ka arrestuar një 18-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga policia, pasi goditi me grusht një 52-vjeçarin, i cili ndërroi jetë një ditë pas ngjarjes. Konflikti ndodhi në fshatin Arapaj, për motive të dobëta. Viktima dyshohet se në gjendje të dehur kishte ofenduar vëllain e sëmurë të 18-vjeçarit. Pasi i riu e ka marrë këtë ai është nisur drejt 52-vjeçarit për tu sqaruar, ndërsa situata ka agravuar 18-vjeçari e ka goditur me grusht.

Mbi 18-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Pas goditjes 52 vjeçari ka rënë në tokë dhe ndonëse ka marrë ndihmën e specializuar mjeksore ka ndërruar jetë në 10 nëntor.

Njoftimi i policisë

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.11.2025, në lidhje me procedimin penal të 18-vjeçarit, shtetasit L. Ç., pasi dyshohej se për motive të dobëta, kishte goditur me grusht, shtetasin S. F., 52 vjeç, njoftojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kryen ndalimin me iniciativë të shtetasit L. Ç., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Nga hetimet e deritanishme rezulton se si pasojë e goditjes me grusht, 52-vjeçari ka rënë me kokë, në tokë, në një rrugë në fshatin Arapaj, dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën më datë 10.11.2025, rreth orës 22:00, në Spitalin e Traumës./Dosja.al

durrës 52-vjeçari arapaj

Sondazh

Poll