Aktualitet

Vrasja e e Gilmando Danit, autorët dyshohet se kishin informator në Spanjë, në Rinas pritën 10 minuta te rrethrrotullimi

Autorët kanë marrë informacion në lidhje me nisjen e avionit të Danit dhe kanë bërë llogaritë në momentin që avioni zbriste në Tiranë. 

12 Nëntor 2025, 12:16 Nga I.A
Vrasja e e Gilmando Danit, autorët dyshohet se kishin informator në
Vrasja

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Gilmando Danit ditën e djeshme në Rinas. Mësohet se autorët kishin një informator në Spanjë, që i informonte mbi lëvizjet e Danit në Barcelonë. Autorët kanë marrë informacion në lidhje me nisjen e avionit të Danit dhe kanë bërë llogaritë në momentin që avioni zbriste në Tiranë. Ndërkohë që makina "Toyota" ka pritur ekzaktësisht 10 minuta në rrethrrotullim i ndaluar. 

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

gilmando dani muçi shaljani

Sondazh

Poll