12 Nëntor 2025, 11:38
Nga I.A
Elvis Kosova
TIRANË- Elvis Kosova, që u raportua se ishte pronari i automjetit tip Benz, me të cilin po udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani ka reaguar. Në një koment në rrjete sociale Elvis Kosova, shkruan se automjeti është në pronësi të kompanisë. Ndërkohë që ka shtuar se nuk e di fare se sa makinë hyjnë e dalin nga kompania e tij.
“As nuk e mbaj mend ta kem pasur ndonjëherë këtë makinë. Nuk është në emrin tim fare, është në emër të kompanisë. Sa makina hyjnë e dalin nga kompanitë e mia, s’di, s’kam fjalë me këto. Zot na ruaj,” shkruan Vis Kosova.
Komenti
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al
elvis kosova gilmando dani muçi shaljani
Aktualitet
12 Nëntor 2025, 11:23
E.d
Ilir Nishani
TIRANË- GJKKO ka shpallur vendimin mbi tre të pandehur, ku mes tyre bën pjesë edhe vëllai i ish-presidenti...
Aktualitet
12 Nëntor 2025, 10:59
E.d
Foto ilustruse
VLORË- Policia ka arrestuar njërin prej dy autorëve, të cilët iu vunë zjarrin dy automjeteve në qyte...
Aktualitet
12 Nëntor 2025, 10:45
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Policia italiane ka arrestuar sot një 32-vjeçar shqiptar, në Aeroportin Valerio Catullo të Verona-Villafranca. ...
Aktualitet
12 Nëntor 2025, 10:45
I.A
AMP
TIRANË- Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura në...
Aktualitet
12 Nëntor 2025, 10:32
I.A
Muçi Shaljani
TIRANË- Hetimi për punësimin e Muçi Shaljanit në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore ka nisur di...
Aktualitet
12 Nëntor 2025, 10:30
E.d
Muhamed Sytari
SHKODËR- Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, ka reaguar pas heqjes së tabelave nga policia, të cilat përmbanin ...
Aktualitet
12 Nëntor 2025, 10:23
I.A
Makina
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Gilmando Danit ditën e djeshme në Rinas. Mësohet se në makin&e...
Aktualitet
12 Nëntor 2025, 10:01
E.d
Foto ilustruse
LEZHË- Ardit Gjeçi, 33-vjeçari i cili aksidentoi për vdekje dy vëllezërit, në afërsi të kry...
Aktualitet
12 Nëntor 2025, 09:38
E.d
Foto ilustruse
LAÇ- Policia ka arrestuar sot një 21-vjeçar në Laç. I arrestuari është Orlando Gjoka 21 v...
Aktualitet
12 Nëntor 2025, 09:24
E.d
Muçi Shaljani
TIRANË- Muçi Shaljani, 42-vjeçari i cili mbeti i plagosur në atentatin e mesditës së djesh...