Aktualitet

Dhunoi psikologjikisht vajzën e saj të mitur, nis hetimi ndaj nënës 30-vjeçare në Lushnjë

Policia dyshon se ajo ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së saj të mitur 12-vjeçare.

12 Nëntor 2025, 11:47 Nga E.d
Dhunoi psikologjikisht vajzën e saj të mitur, nis hetimi ndaj
Foto ilustruse

LUSHNJË- Policia ka nisur hetimin ndaj një nëne 30-vjeçare në Lushnjë. Policia dyshon se ajo ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së saj të mitur 12-vjeçare.

Ndaj saj ka nisur procedimi në gjendje të lirë, ndërsa polica po heton më shumë mbi rastin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. R., 30 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së saj 12 vjeçe.”, njoftoi policia./Dosja.al

policia e mitur lushnjë

Sondazh

Poll