Art&Argëtim

Ndanë bashkë skenën e Sanremo-s/ Gruaja e Ronaldos komenton Alketa Vejsiun, moderatorja shqiptare s’i ndal komplimentet (FO

10 Shkurt 2020, 06:16 Nga DOSJA
Ndanë bashkë skenën e Sanremo-s/ Gruaja e Ronaldos komenton

Tiranë- Alketa Vejsiu ka publikuar së fundmi një foto në Intagram, ku shfaqet me  gruan e Cristiano Ronaldos, Georgina-n, me të cilin ndau skenën e “Sanremos” në natën e tretë të festivalit.

“Me të mrekullueshmen Georginën ndamë skenën bashkë. Një bjonde, një brune, të dyja jo italiane, por e duam Italinë! Edhe Italia na deshi”, shkruan Alketa në postimin e Instagramit. 

Nuk ka munguar edhe një koment nga  Georgina e cila ka thënë dy fjalë për moderatoren shqiptare. “Bukuri! Ishte kënaqësi”, është shprehur ajo në një koment.

Të dy prezantueset tërhoqën shumë vëmendjen dhe u komentuan gjerësisht nga mediat për performancat e tyre në Sanremo.

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që ju besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo.  Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiave pas spektaklit ‘Sanremo’.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu georgina rodriguez sanremo2020 alketa vejsiu georgina rodriguez sanremo2020

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Shkurt 2020, 14:05

PARIS-Reperi Capital T tërheq gjithmonë vëmendjen e ndjekësve dhe mediave rozë, me muzikën e tij por dhe me jetën private.Së fundmi reperi nga Kosova ka postuar...