Art&Argëtim

Nëna takon virtualisht vajzën 7-vjeçare të vdekur (VIDEO)

9 Shkurt 2020, 15:30 Nga DOSJA
Nëna takon virtualisht vajzën 7-vjeçare të vdekur (VIDEO)

KORE E JUGUT– Transmetuesi televiziv i Koresë së Jugut MBC kohët e fundit transmetoi një dokumentar në gjuhën koreane që përqendrohet në humbjen e dhimbshme të vajzës, Nayeon shtatë vjeçare. Duke përdorur fuqinë e fotografisë, kapjes së lëvizjes dhe realitetit virtual, ekipi rikrijoi Nayeon për një lamtumirë të fundit me nënën e familjes, Ji-sung.

Tipike një vajzë shtatë vjeçare, Nayeon ishte një vajzë e lezetshme, një fëmijë i pafajshëm. Pastaj ajo papritmas u sëmur me limfohistiocitozë hemofagocitike (HLH), një sëmundje kërcënuese për jetën, si shkak i rritjes së madhe të qelizave të bardha në trup.

Tek 7-vjeçarja që nuk jeton më, fillimisht  u shfaqën simptoma të zakonshme të ftohjes, ethe e më pas edhe ënjtje në trup. Vajza ndërroi jetë një muaj më vonë në spital.

I quajtur “Takimi Ju”, dokumentari vazhdon të rikrijojë një seri kujtimesh të ngrohta të jetës së Nayeon.

Duke dhuruar një HTC Vive Pro, gjurmues Vive dhe përshtatës wireless, Ji-sung rishikon një version virtual të një parku që familja e vizitonte shumë shpesh.

Në klip, fëmija buzëqesh dhe thërret ma, ndërsa  gruaja shfaqet me një palë kufje, shihet t’i zgjasë duart së bijës dhe e përqafon imazhin e saj.

Jang Ji-sung dhe avatar i Nayeon atëherë vepruan së bashku në një skenë duke festuar ditëlindjen e fëmijës.

Prej momentit kur dokumentari televiziv i Koresë së Jugut u transmetua më 6 shkurt, qytetarët kanë nisur debatet sepse shihet si një produkt i teknologjisë VR, shumë shqetësues.

Burimi: roadtovr

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete kore e jugut kore e jugut

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Shkurt 2020, 14:05

PARIS-Reperi Capital T tërheq gjithmonë vëmendjen e ndjekësve dhe mediave rozë, me muzikën e tij por dhe me jetën private.Së fundmi reperi nga Kosova ka postuar...