Art&Argëtim

Imazhi mahnitës që krijohet nga përplasja e dy yjeve në hapësirë (FOTO)

9 Shkurt 2020, 14:52 Nga DOSJA
Imazhi mahnitës që krijohet nga përplasja e dy yjeve në

TIRANË– Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e regjistruara të dy yjeve ndërkohë që përplasen me nëjri-tjetrin duke krijuar një pamje fantastike.

Në këtë kohë shkencëtarët studiuan sistemin binar të yjeve, HD101584, duke përdorur sistemin e teleskopëve në madhësi Atacama Large Millimeter/submillimeter në Kili për të zbuluar se çfarë ndodhi.

Ata zbuluan se yjet u përplasën dhunshëm tek njëri-tjetri. Dhe kjo përbën për ne një imazh të bukur. Ylli kryesor në sistem u fry ndërsa digjej dhe më pas mori një ngjyrë të kuqe flakë.

Tipike e gjigandëve të kuq, ylli u rrit përtej madhësisë së tij origjinale, duke kapërcyer yllin tjetër, me një përmasë më të vogël.

Përplasja u shmang, por lëvizja agresive ishte e mjaftueshme për të bërë që gjigandi i kuq të humbasë shtresat e tij të jashtme të gazit.

“Sistemi i yjeve HD101584 është i veçantë në kuptimin që ky” proces i vdekjes “u ndërpre para kohe dhe është dramatike sepse një yll shoqërues i përmasave më të vogla u përfshi nga gjigandi,” tha Hans Olofsson, autori i studimit kryesor në Universitetin e Teknologjisë Chalmers në Suedi.

Rezultati përfundimtar i luftës yjore krijoi një mjegull mahnitëse, të përbërë nga materiale unike të shtresave të gazit me ngjyra të ndryshme.

Teleskopët e ardhshëm do t’u japin mundësi astronomëve të shohin më mirë yjet dhe të përcaktojnë më shumë detaje rreth tyre. Tani për tani, dyshja e yjeve është shumë larg nga ne, por shumë afër me njëri-tjetrin.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete perplasja e dy yjeve teleskopët perplasja e dy yjeve teleskopët

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Shkurt 2020, 14:05

PARIS-Reperi Capital T tërheq gjithmonë vëmendjen e ndjekësve dhe mediave rozë, me muzikën e tij por dhe me jetën private.Së fundmi reperi nga Kosova ka postuar...