Art&Argëtim

E rrallë! Alketa Vejsiu flet publikisht për burrin nga Sanremo: Më ka mbështetur gjithmonë, e mrekullueshme ta kesh në kra

9 Shkurt 2020, 13:48 Nga DOSJA
E rrallë! Alketa Vejsiu flet publikisht për burrin nga Sanremo:

TIRANË– Ne 14 Janar, Alketa Vejsiu përmes rrjetit të saj social Instagram dha për fansat lajmin se emri i saj, gjendej mes atyre të grave më të njohura të televizionit italian, të zgjedhura për të prezantuar edicionin e 70-të të Sanremos.

Në 6 Shkurt, Alketa u ngjit në skenën e teatrit Ariston dhe mahniti publikun me prezantimin e saj. Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, në Tv Klan Vejsiu ka treguar se në publik është edhe bashkëshorti i saj.

Ajo shprehet se Sanremo është një ëndërr e përbashkët që e kanë finalizuar të dy. Alketa e ndjen veten shumë me fat, që ka një bashkëshort që e do dhe e mbështet në ëndrrat e saj, madje këtë Sanremo ja dedikon eskluzivisht atij.

“Në skenë patjetër sonte është bashkëshorti im, patjetër është i ulur atje. E kam patur gjatë gjithë këtij rrugëtimi mbështetje të jashtëzakonshme dhe sot nuk mund të mungonte sepse kjo është një ëndërr e përbashkët, që e kemi finalizuar të dy. Edhe nëqoftëse duhet t’ja dedikoj dikuj Sanremo-n, ja dedikoj në mënyrë eskluzive njeriut që dua, që më ka mbështetur në gjithë këtë rrugëtim. Është e mrekullueshme që të kesh dikë që të do dhe të mbështet në ëndrrat e tua, jam me fat për këtë”.

Marrë nga Tvklan.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa flet per burrin e saj alketa vejsiu alketa flet per burrin e saj alketa vejsiu

Sondazh

Poll