Art&Argëtim

I thonë ‘PO’ njëri-tjetrit pas 50 vitesh të fejuar, çifti italian kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë

9 Shkurt 2020, 16:48 Nga DOSJA
I thonë ‘PO’ njëri-tjetrit pas 50 vitesh të fejuar,

ITALI– Në mbarë botën të rinjtë dhe çiftet e reja kanë ëndërr dasmën madhështore, vajza të vishet me vellon që e ka ëndërruar gjithmonë dhe djali ta shohë princeshën e tij duke shkëlqyer.

Por ja që në botë paska histori ndryshe nga këto të zakonshmet që pavarësisht dashurisë së madhe nuk janë kurorëzuar në martesë.

Një çift italian janë martuar pas 50 vitesh fejesë. Ata kanë treguar se kurrë nuk është vonë të martohesh me personin që dashuron me zemër.

Çifti italian, Mario Gigli dhe Maria Canu, u kurorëzuan në martesë pas 50 vitesh, duke ndërmarrë kështu një hap të rëndësishëm pas kaq shumë vitesh.

Dy partnerët u takuan në Milano në vitin 1972, ku Maria punonte si shërbyese, dhe të dy u dashuruan  e më pas u fejuan, por nuk u martuan asnjëherë.

Ata pas 50 vitesh vendosën se është momenti i duhur për t’u martuar. Maria në moshën 71-vjeçare  dhe Mario 92-vjeç,  pothuajse gjysëm shekulli të fejuar u deshën që të bindeshin për t’i thënë njëri-tjetrit  ‘PO’, dua të martohem me ty.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete maria canu mario gigli milano maria canu mario gigli milano

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Shkurt 2020, 14:05

PARIS-Reperi Capital T tërheq gjithmonë vëmendjen e ndjekësve dhe mediave rozë, me muzikën e tij por dhe me jetën private.Së fundmi reperi nga Kosova ka postuar...