Art&Argëtim

Arilena Ara rrëmben zemrat e fansave, renditet e para në sondazhin online. Favorite për Eurovizion-in

9 Shkurt 2020, 16:49 Nga DOSJA
Arilena Ara rrëmben zemrat e fansave, renditet e para në sondazhin

TIRANË- Kanë kaluar pak javë nga Festivali i Këngës në RTSH, ku Arilena Ara u shpall fituese me këngën e saj “Shaj”. Arilena do performojë në Roterdam, dhe deri tani nga fansat mbetet një nga më të votuarat në sondazhet online në wiwibloggs.

Prej pak ditësh u nis një sondazh, Arilena Ara ka marrë shumicat e votave, pasi ka marrë 4603 vota, nga 7000 të mundshme. Kënga spanjolle Blas Cantó është në vendin e dytë me titullin “Universo” pasi ka marrë 2245. Ndërkohë në vendin e tretë renditet kënga nga Republika Çeke me titullin “Kemama”.

Treshja jonë do të rikthehet edhe një herë ‘në ring’ edhe një herë, kur të hapet sondazhi i radhës me këto tre këngë. Në fund media wiwibloggs, pyet dhe publikun: A e meriton Shqipëria të jetë në numrin një?

RENDITJA

Arilena Ara – “Shaj” 60.53% (4,603 vota)

Blas Cantó “Universo” 29.52% (2.245 vota)

Republika Çeke: Benny Cristo “Kemama” 9.94% (756 vota)

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arilena ara eurovizion arilena ara eurovizion

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Shkurt 2020, 14:05

PARIS-Reperi Capital T tërheq gjithmonë vëmendjen e ndjekësve dhe mediave rozë, me muzikën e tij por dhe me jetën private.Së fundmi reperi nga Kosova ka postuar...