Politike

PËRFUNDON orari zyrtar i procesit zgjedhor! Vlora "braktis" kutitë e votimit, situata e njëjtë edhe në 4 qytetet e tjera

Qendrat e votimit u hapën në 07:00 të mëngjesit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi që procesi të përfundojë në 18:00, një orë më herët se zakonisht, për shkak të stinës dhe kushteve të ditës.

9 Nëntor 2025, 18:05 Nga M.L
PËRFUNDON orari zyrtar i procesit zgjedhor! Vlora "braktis"
Foto ilustruese

TIRANA- Orari zyrtar i votimit në pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale ka përfunduar në orën 18:00 në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë. Qendrat e votimit u hapën në 07:00 të mëngjesit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi që procesi të përfundojë në 18:00, një orë më herët se zakonisht, për shkak të stinës dhe kushteve të ditës.

Të dhënat e fundit të KQZ-së tregojnë një pjesëmarrje relativisht të ulët, rreth 17,9%, duke reflektuar interesin e kufizuar të qytetarëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje.

zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll