Politike

Qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00! Celibashi: Do të lejohen të votojnë vetëm ata që janë evidenduar nga Komisioni, askush tjetër

Në një konferencë për mediat, Celibashi theksoi se grupmosha e votuesve mbi 65 vjeç kanë përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes duke vënë në dukje kontrastin me interesin më të ulët të të rinjve.

9 Nëntor 2025, 16:18 Nga M.L
Qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00! Celibashi: Do të lejohen
Ilirjan Celibashi

TIRANA- Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat bëri të ditur se grupmosha me pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhjet e pjesshme lokale deri në këto momente është ajo mbi 65 vjeç. Në një konferencë për mediat, Celibashi theksoi se grupmosha e votuesve mbi 65 vjeç kanë përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes duke vënë në dukje kontrastin me interesin më të ulët të të rinjve.

Ai sqaroi më tej se votimi pas orarit zyrtar do të lejohet vetëm për personat që janë evidentuar nga komisionerët si votues të pranishëm në qendrat e votimit përpara mbylljes, por që nuk kanë arritur ende të votojnë.

“Grupmosha e votuesve mbi 65 vjeç kanë përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes. Komisoni do duhet t’i evidentojë votuesit që gjendjen jashtë qendrave të votimit, dhe do t’i lejojë vetëm ata, askush tjerët pas orës 18:00 nuk do mundet të votojë. Sa i përket pjesëmarrjes së ulët të votuesve në moshë të re, është një trend edhe në shtete të tjera që nuk kanë ndonjë trend të madh për të votuar.

U kemi bërë të qartë që komisionerët nuk duhet të mbajnë shënim votuesit. Ky udhëzim i KQZ është respektuar në dijeninë dhe informacionet që ne kemi. Do të verifikojmë rastin e Vlorës”, deklaroi Celibashi./ Dosja.al

ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme ne 5 bashki

Sondazh

Poll