Politike

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë! Osmani i bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në proces: Të votojmë për katër vite më të mira

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Osmani theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në procesin zgjedhor, duke e cilësuar këtë ditë si një moment vendimtar për të ardhmen e komunave.

9 Nëntor 2025, 16:41 Nga M.L
Balotazhi në 18 komuna në Kosovë! Osmani i bën thirrje
Osmani duke votuar

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen sot në disa komuna të vendit. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Osmani theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në procesin zgjedhor, duke e cilësuar këtë ditë si një moment vendimtar për të ardhmen e komunave.

Ajo e ka ushtruar edhe vetë të drejtën e votës gjatë paradites në Prishtinë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

“Sot qytetarët vendosin për punën, për përkushtimin dhe për vizionin që duan ta shohin në komunat tona. Le ta shfrytëzojmë këtë ditë me vendosmëri. Të dalim sa më shumë, e të votojmë për katër vjet më të mira, për komuna më të fuqishme, për demokracinë tonë, për Kosovën tonë!”, ka shkruar ajo.

 

vjosa osmani balotazhi ne kosove

Sondazh

Poll