Politike

Pjesëmarrja e të rinjve në zgjedhjet e pjesshme! Celibashi: Kanë interes më të ulët, është "trend" në vendet e tjera të jesh aktiv në procese të tilla

Gjatë një konference për gazetarët, Celibashi njoftoi se pjesëmarrja e të rinjve në zgjedhjet e pjesshme është e ulët.

9 Nëntor 2025, 16:15 Nga E.d

Pjesëmarrja e të rinjve në zgjedhjet e pjesshme! Celibashi:

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi

TIRANË- Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi ka dhënë përditësimin e fundit në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit. Gjatë një konference për gazetarët, Celibashi njoftoi se pjesëmarrja e të rinjve në zgjedhjet e pjesshme është e ulët. 

Celibashi tha se është trend edhe në vende të tjera që ky grup votuesish nuk ka interes, për të qenë të aktivizuar në procese politike, siç janë zgjedhjet.

“Është trend edhe në vende të tjera që ky grup votuesish nuk kanë interes të madh për të qenë të aktivizuar në procese politike, mesa duket edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky trend europian, apo edhe global, për aq sa unë e njoh që është kështu. Ne kemi bërë shumë për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve në procesin zgjedhor, por edhe partitë politike dhe organizata të ndryshme duhet të punojmë në nxitjen e kësaj grupmoshe për të qenë më të interesuar”, tha Celibashi./Dosja.al

celibashi zgjedhje interes

Sondazh

Poll