Politike

 Balotazhi në Kosovë/ Ndalohen tre persona për ryshfet dhe cenim të votës, Koordinatorja e zgjedhjeve: Mund të dënohen 1-5 vite burg

Pula tha se një rast është raportuar në Fushë Kosovë, ku dy persona janë ndaluar pasi kanë tentuar të japin rryshfet.

9 Nëntor 2025, 17:02 Nga E.d
 Balotazhi në Kosovë/ Ndalohen tre persona për ryshfet
Laura Pula

KOSOVË- Prokurorja Laura Pula dhe Koordinatorja nacionale për zgjedhje, ka deklaruar se deri në këto momente ka pasur dy incidente në lidhje me procesin e votimit. Pula tha se një rast është raportuar në Fushë Kosovë, ku dy persona janë ndaluar pasi kanë tentuar të japin rryshfet. Ndërsa në Pejë, një person është ndaluar lidhur me veprën penale “cenim i fshehtësisë së votimit”.

“Personat janë ndaluar dhe kjo vepër mund të ndëshkohet me 1 deri në 5 vite burgim dhe hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë. Meqenëse jemi në fazën e mbledhjes së informacioneve nuk do të lëshohesha në detaje”, ka thënë Pula “Personi është ndaluar për 48 orë dhe hetimet ndaj tij po vazhdojnë”, ka thënë Pula.

Pula tha se asistenca për personat me aftësi të kufizuara ose me pengesa të tjera gjatë votimit është kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në lidhje me këto raste, ajo tha se nuk është raportuar ndonjë incident./Dosja.al

kosova zgjedhje peja

Sondazh

Poll