Politike

Zgjedhjet lokale për 18 komunat që kaluan në balotazh në Kosovë! Pjesëmarrja e qytetarëve në proces zgjedhor arrin 26%

Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), rreth 26% e qytetarëve, ose 176,563 persona, kanë marrë pjesë në votime deri në orën 17:00.

9 Nëntor 2025, 17:45 Nga M.L
Zgjedhjet lokale për 18 komunat që kaluan në balotazh në
Foto ilustruese

KOSOVA- Sot mbahen zgjedhjet për 18 komunat që kaluan në balotazh në Kosovë. Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), rreth 26% e qytetarëve, ose 176,563 persona, kanë marrë pjesë në votime deri në orën 17:00.

Në total, 352,413 qytetarë kanë votuar në mbarë vendin, sipas përllogaritjeve të KQZ-së, e cila ka procesuar 92,08% të vendvotimeve, apo 1,499 nga 1,628 vendvotime në komunat ku zhvillohen sot zgjedhjet.

Këto të dhëna u përditësuan më 17:14 dhe përfshijnë vetëm votimet e rregullta, duke mos përfshirë votimet me kusht apo ato me postë.

18 komuna ne balotazh zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll