Politike

Vlora aspak 'interes' për zgjedhjet lokale! Dukati dy orë pa asnjë votues, shkon një qytetar pa kartën e identitetit: Nuk kam fuqi të vij sërish...

Në fshatin Dukat, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Hasan Mëhilli”, anëtarët e komisionit raportuan se për më shumë se dy orë nuk ishte paraqitur asnjë votues.

9 Nëntor 2025, 15:28 Nga M.L
Vlora aspak 'interes' për zgjedhjet lokale! Dukati dy orë pa
Foto nga vendngjarja

VLORA- Interesi i qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje duket ende i ulët në Vlorë, edhe pse kanë kaluar tetë orë nga hapja e qendrave të votimit. Në fshatin Dukat, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Hasan Mëhilli”, anëtarët e komisionit raportuan se për më shumë se dy orë nuk ishte paraqitur asnjë votues.

I vetmi banor që mbërriti në qendër nuk mundi të votojë, pasi kishte harruar kartën e identitetit në shtëpi. Megjithëse anëtarët e komisionit ofruan ta ndihmonin për ta shoqëruar me makinë deri në banesë, ai refuzoi, duke thënë se “nuk ka fuqi të kthehet përsëri”.

Procesi në qendrat e tjera të Vlorës vijon pa probleme, por me një pjesëmarrje që, sipas të dhënave të deritanishme të KQZ-së, mbetet ndër më të ulëtat në vend.

zgjedhjet e pjesshme lokale vlore dukat qender votimi

Sondazh

Poll