Art&Argëtim

Përfundojnë homazhet në Teatrin Kombëtar, nën melodinë e këngës ‘Baresha’, Nexhmije Pagarusha përcillet në banesë

9 Shkurt 2020, 11:52 Nga DOSJA
Përfundojnë homazhet në Teatrin Kombëtar, nën

KOSOVË-  Kanë përfunduar homazhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në nder të këngëtares Nexhmije Pagarusha, ndërsa trupi i pa jetë i këngëtares kosovare po përcillet për në banesën e fundit.

Arkivoli do të parakalojë në sheshet kryesore të Prishtinës, aty ku edhe qytetarët do të kenë mundësinë t’i japin këngëtares së madhe lamtumirën e fundit.

Këngëtarja e famshme shqiptare ka ndërruar jetë të premten e 7 shkurtit në moshën 86-vjeçare.

Pagarusha do të varroset në fshatin e saj të lindjes, në Pagarushë sipas amanetit të saj, ndërsa ceremonia e varrimit do të jetë familjare.

Këngëtarja u nda nga jeta disa ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e saj, të cilët shprehën dhimbjen e humbjes së yllit të muzikës shqiptare. Këngëtarja e madhe lindi në Pagarushë, më 7 maj 1933, dhe mbaroi shkollën e muzikës në Beograd për solo kanto. Këngët e saj popullore janë ndjekur për 50 vjet me shumë kënaqësi nga publiku shqiptar, pasi zëri i saj ishte unik e i pakrahasueshëm.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture nexhmije pagarusha percillet per ne banesen e fundit nexhmije pagarusha vdes nexhmije pagarusha nexhmije pagarusha percillet per ne banesen e fundit nexhmije pagarusha vdes nexhmije pagarusha

Sondazh

Poll