Art&Argëtim

Alketa Vejsiu bëhet ‘meme’, nga prezantimi në Sanremo do i vendoset statujë në Kamëz, moderatoja qesh me lot (FOTOT)

9 Shkurt 2020, 12:12 Nga DOSJA
Alketa Vejsiu bëhet ‘meme’, nga prezantimi në Sanremo do i

TIRANË– Kjo javë që po lëmë pas me siguri që ka qënë më e zëna e Alketa Vejsiut. Kjo e fundit ka qënë pjesë e Festivalit të 70-të të Sanremos në Itali.

Të shumta ka qënë reagimet pro dhe kundër për të në rrjet, por nuk kanë munguar dhe as “meme-t”. Ndryshe nga opinionet personale të njerëzve, memet Alketa i ka marrë me shumë humor duke qeshur me to.

Në njërën, fytyra e Alketës ka zëvëndësuar atë të Krishtit në statujën e famshme në Brazil, e cila sipas faqes në rrjet do të vendoset edhe në Kamëz, ndërsa tek tjetra moderatorja do zëvë vendin e Skënderbeut.

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që ju besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo.  Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiave pas spektaklit ‘Sanremo’.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu sanremo 2020 alketa vejsiu sanremo 2020

Sondazh

Poll