Art&Argëtim

U fejuan gjë?! Genta Ismaili tregon si u njoh me biznesmenin turk: Ishte dashuri me shikim të parë, unë dhe Usta… (VD)

9 Shkurt 2020, 13:21 Nga DOSJA
U fejuan gjë?! Genta Ismaili tregon si u njoh me biznesmenin turk: Ishte

TURQI– Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismaili ka treguar më shumë detaje lidhur me të dashurin e saj, biznesmenin turk Usta

Në një intervistë për emisionin Prive, Genta ka treguar se si e ka njohur partnerin e saj, me të cilin është në një lidhje prej disa muajsh. Ajo e shpjegoi ndjesinë si dashuri me shikim të parë, për të cilën thoshte se ishte e bindur që nuk ekzistonte.

“Jemi njohur në një restorant, rastësisht jemi takuar aty dhe e kemi parë njëri-tjetrin. Ka qënë dashuri me shikim të parë. Thonë që nuk ekziston por ishte e vërtetë,”-tha Genta.

Edhe pse kanë më pak se një vit bashkë, çifti duket se po ecën me hapa të shpejta. Në gishtin e unazës, këngëtarja mban disa diamantë, të cilët i tregon me shumë krenari.

“Shenjë dashurie,”- thotë ajo por pa sqaruar nëse bëhet fjalë për një unazë fejese apo një premtim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz genta ismaili hussein usta genta ismaili hussein usta

Sondazh

Poll