Bota

Lamtumira e fundit! Mbesa e Nexhmijes tregon momentet e fundit të këngëtares: Kur s’ishte mirë, ngushëllohej me muzikën

9 Shkurt 2020, 12:58 Nga DOSJA
Lamtumira e fundit! Mbesa e Nexhmijes tregon momentet e fundit të

KOSOVË– Mbesa e Nexhimije Pagarushës, ka folur gjatë kohës kur arkëmorti i saj ndodhej në Teatrin e Kosovës, ku edhe po mbahej ceremonia përkujtimore në nder të saj.

Ajo u shpreh se kohët e fundit, këngëtarja e njohur gjente ngushëllim vetëm tek arti i saj, megjithatë nuk e humbi dashurinë për familjen.

“Për të ishte familja çdo herë në vend të parë të cilën sipas mundësive që ka pas e përkrahte gjithmonë. Gjithmonë ka qenë e mirë dhe e kujdesshme, na ka mësuar që të jemi te pavarura, të zonja dhe të emancipuara dhe na dha shumë dashuri. Dy vitet e fundit nuk ishin të lehta pasi mosha e bëri të veten, në kohë kur nuk ishte mirë ngushëllohej me muzikën e vetë,”-u shpreh mbesa e saj. 

Kosovë kanë nisur homazhet për këngëtaren Nexhmije Pagarusha. Presidenti Hashim Thaçi ka shpallur një ditë zie, ndërsa orën 14.30 këngëtarja do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin Pagarushë të Malishevës

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni mirjeta nexhmije pagarushen vdes nexhmije pagarusha mirjeta nexhmije pagarushen vdes nexhmije pagarusha

Sondazh

Poll