Bota

“Janë dhe pesë të tjerë”, ministri Vitia shton ankthin e koronavirusit në Kosovë: Në mesnatë dalin rezultatet e anal

8 Shkurt 2020, 20:31 Nga DOSJA
“Janë dhe pesë të tjerë”, ministri Vitia shton

KOSOVË– Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është shprehur se personi që dyshohet të jetë infektuar me koronavirus është një shtetase e huaj, nga Britania e Madhe dhe punon në shtetin e Kosovës. Në një prononcim për mediat, Vitia u shpreh se ajo ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë persona të tjerë të cilët dyshohet se ajnë gjithashtu të infektuar.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus,”– tha ai.

Përsa i përket rezultate të pacientes mjeku Naser Ramadani bën me dije se do të dalin në mesnatë.

Posa i morëm informatat e para, mostrat janë dërguar menjëherë në laborator. Sidoqoftë, për pacienten që është shtrirë, janë marrë të gjitha procedurat izoluese, nëse ajo del pozitiv me koronavirus. Në mesnatë dihet rezultati për pacienten,”– tha Ramadani.

Rasti i pacientes në Kosovë u bë me dije mbrëmjen e sotme. Ajo ndodhet e shtruar në QKUK, dhe nëse analizat e koronavirusit do të rezultojnë pozitive do t’i nënshtrohet izolimit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arben vitia koronavirusi ne kosove arben vitia koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll